Prevalenca e kariesit tek popullata duhanpirëse e Kosovës

Autor: Jeta Kelmendi, Donika Ilijazi-Shahiqi, Nora Berisha, Blerim Kamberi
Rok vydání: 2022
Zdroj: Revista e Stomatologëve të Kosovës. 1:10-14
ISSN: 2790-1173
Popis: Lidhja midis pirjes së duhanit dhe kariesit të dhëmbëve është bërë temë e rëndësishme e hulumtimit në studimet të autorëve të ndryshëm. Prandaj, ky studim ka për qël- lim, hulumtimin e marrëdhënies midis pirjes së duhanit dhe prevalencës së kariesit të dhëmbëve në popullatën e Kosovës. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, u ekzaminuan 9387 pacientë të grupmoshave të ndryshme, në një periudhë kohore janar 2010–dhjetor 2011. Kariesi u përcaktua me indeksin e DMFT ( dhëm- bët e prishur, të humbur dhe të mbushur). Në seksionin e zakoneve të këqija janë përfshirë duhanpirja, drogat dhe alkooli ku me përqindjen më të lartë rreth 71% u deklaruan që nuk konsumojnë duhan, droga apo alkool, 16.5% e pa- cientëve deklaruan që konsumojnë duhan, përderisa 0.8% e pacientëve deklaruan që konsumojnë duhan dhe alkool, dhe 0% deklaruan që nuk konsumojnë alkool. Ekziston një lidhje e dobët midis pirjes së duhanit dhe paraqitjes së kariesit të dhëmbëve.
Databáze: OpenAIRE