Roli i shërbimit psikologjik në menaxhimin e Çrregullimit të Stresit Pandemik dhe ruajtjen e mirëqenies emocionale gjatë periudhës së Covid-19

Autor: Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi
Rok vydání: 2021
Zdroj: Optime. 12:76-83
ISSN: 2220-461X
DOI: 10.55312/op.v12i1-2.189
Popis: "Fokusi i këtij artikulli është të propozojë një psikopatologji të re: Çrregullimin e Stresit Pandemik. Objektivi tjetër është të shfaqë një pikëpamje të gjerë dhe mbështetëse të asoci- meve, sfidave dhe strategjive të përballimit psikologjik ndaj Covid-19 me fokus në masat e prevenimit psikik dhe jo vetëm social. Sot shihet një shtim i besimeve patogjenike të lidhura me virusin, frika dhe paniku te specialistët e shëndetit dhe grup-moshat e ndryshme që mund të preken nga virusi. Informacionet e përditësuara mbi mutacionet e virusit shtojnë edhe më tepër shtresat e gjendjeve emocionale negative të akumuluara. Në komorbiditet me vetë stresin pandemik dhe me çrregullimet e tjera, këto qendrime patogjenike e vënë në pikëpy- etje stabilitetin psiko-emocional dhe sjelljen e shëndetshme sociale të individit.Sot, individët-pacientë të frikësuar nga Covid-19 jo vetëm luftojnë për rritjen e sig- urisë së tyre por edhe me shtimin e mendimit supersticioz, ashpërsinë dhe kompleksitetin e sëmundjes me komorbiditete të tjera, që ulin nivelin e mirëqenies psikologjike . Për të përballuar në mënyrë të suksesshme këto sfida, është e domosdoshme të ri-përcaktohet roli i Psikologut të shëndetit dhe i të gjitha figurave shëndetësore në komunitet, si për studimin e dukurisë, zhvillimit, faktorëve dhe pasojave, ashtu edhe në psikoedukimin për menaxhim të ankthit e panikut dhe në trajtim profesional të personit me Çrregullim të Stresit Pandemik (traumatik)."
Databáze: OpenAIRE