Popis: |
Trajtimi endodontik i suksesshëm varet nga njohja e anatomisë së kanalit të rrënjës. Qëllimi i këtij studimi është hulumtimi i anatomisë së brendshme të incizivëve mandibularë në popullatën e Kosovës. Në këtë studim janë hulumtuar 150 dhëmbë incizivë mandibularë, të nxjerrë për shkaqe periodontale. Dhëmbët janë analizuar përmes metodës së dekalcifikimit dhe pastrimit. Vizualizimi i sistemit të kanalit është bërë nëpërmes injektimit të ngjyrës India Ink dhe pastaj është bërë përcaktimi i numrit të kanaleve, tipi i kanaleve sip- as klasifikimit Vertucci, prania e kanaleve laterale, si dhe numri i foraminave apikale. Nga dhëmbët e studiuar, 100% kishin një rrënjë; 70% kishin një kanal dhe 30% kishin dy kanale. Sipas klasifikimit Vertucci, në shumicën e rasteve është gjetur tipi I i kanalit, pasuar me tipin III dhe IV. Prania e kanaleve laterale është hasur në 3.3% të rasteve dhe atë më së shpeshti në të tretën apikale. |