Mehmet Deralla, sinonim i ndërgjegjes patriotike

Autor: Stephen Hardy
Rok vydání: 2023
Zdroj: Diskutime. 7:164-169
ISSN: 1857-8543
1857-825X
DOI: 10.58923/diskutime.v7i23.535
Popis: Historia e popullit shqiptar që nga themelimi i shtetit modern shqiptar në vitin 1912, është një histori shumë prekëse për familjet shqiptare. Të gjitha familjet shqiptare vuajtën atëherë, sikur që vuajnë edhe sot. Tregimet e tyre janë të mbushura përplot vështirësi ekonomike, privime nga arsimimi dhe izolim politik. Ata gjithmonë janë mbajtur në varfëri, iu është mohuar mundësia e arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe janë trajtuar si qytetarë të rendit të tretë në territoret ku ata kanë jetuar për shumë shekuj.Ky shkrim tregon historinë e familjes Deralla nga Tetova. Njëjtë sikur fqinjët e tyre, ashtu edhe familja Deralla, ka paguar një çmim shumë të lartë, për shkak të gjakut që rrjedh në venat e tyre. Po ashtu, njëjtë sikur fqinjët e tyre, kjo familje luftoi kundër fuqive autoritare, të cilat u përpoqën ta eliminojnë atë. Përgjatë gjithë kësaj historie ka një gjë që vazhdimisht është e qëndrueshme: tema përsëritëse e shtypjes. Që nga koha e Mbretërisë së Jugosllavisë e deri në kohën e komunizmit të Titos, edhe më pas, deri në një sistem jofunksional që sot quhet FYROM, të gjithë këto miratuan si politikë shtetërore shtypjen e qytetarëve të tyre shqiptarë.
Databáze: OpenAIRE